E FUNDIT: Juventus arrin marrëveshjen me Fenerbahce-n, tani pritet vetëm përgjigjja e lojtarit

E FUNDIT: Juventus arrin marrëveshjen me Fenerbahce-n, tani pritet vetëm përgjigjja e lojtarit

22 Janar 2026 20:19 Telesport Sipas “SPORTDIGITAL” dhe burimeve të tjera qoftë nga Italia, por edhe burime të ndryshme nga mediet turke, Juventus dhe Fenerbahce kanë gjetur gjuhën e përbashkët për transferimin e Youssef En-Nesyri në Torino, brenda merkatos së janarit. Paketa e propozuar nga Juventus përfshin një tarifë huazimi prej 5 milionë eurosh, me një opsion blerjeje në 19 milionë euro dhe plus 3 milionë euro të tjera në bonuse të lidhura me performancën. Fenerbahce ka pranuar propozimin e ardhur nga Juventus, ndërsa vendimtar në këtë operacion do të jetë përgjigjja e sulmuesit maroken, gjë që pritet të ndodhë shumë shpejt. Juventus e sheh Youssef En-Nesyri si zëvendësuesin ideal të Dusan Vlahovic, pasi sulmuesi serb pritet të rikthehet në fushë në fund të marsit...