E FRIKSHME! Sulm i armatosur ndaj autobusit të ekipit, futbollisti vritet mes shokëve
13 Prill 2026 11:26 Alfred Lleshi Sulmuesi i krahut i Berekum Chelsea, Dominic Frimpong, ka humbur jetën pas një sulmi të armatosur ndaj autobusit të ekipit të tij, gjatë kthimit nga një ndeshje e Premier League të Ganës. Tragjedia ndodhi në Samartex, sipas informacionit të dhënë nga Federata e Futbollit të Ganës. Agresorët hapën zjarr ndaj autobusit kur po përpiqej të bënte manovër për t’u kthyer mbrapsht, duke plagosur Frimpong, 20 vjeç, në kokë. Ai më pas ndërroi jetë në spital dhe është viktima e vetme fatale e raportuar në këtë ngjarje dramatike. “Federata e Futbollit të Ganës (GFA) ka marrë me tronditje të thellë dhe shumë pikëllim lajmin tragjik për vdekjen e Dominic Frimpong, i Berekum Chelsea”, – thuhej në komunikatën zyrtare.
Burimi:
telesport.al