E bujshme, Xhemajli kthehet te Egnatia

E bujshme, Xhemajli kthehet te Egnatia

Arbenit Xhemajli pritej të prezantohej te Aktobe në Azerbajxhan por duket se gjërat kanë ndryshuar në momentet e fundit. Mësohet se klubi azer kishte pretenduar të paguante vetëm një pjesë të kontratës me këste të shpërndara në shumë kohë çka ka bërë që klubi rrogozhinas të vendosë veton dhe të anulojë lëvizjen. Në fakt humbja e sotme me Partizanin 2-0 (java e 26) evidentoi mungesën e një qëndërmbrojtësi si Xhemajli dhe ky moment delikat mund të ketë shtyrë edhe më shumë presidentin Demrozi të vendosë në mënyrë të prerë. Sidoqoftë pritet një komunikim zyrtar i klubit kampion për situatën e re… ‘Xhemajli’./Sportiim.al/ Post navigation