E BUJSHME NGA ITALIA: Marrëveshje e dyfishtë midis Juventusit dhe Interit?
30 Dhjetor 2025 17:45 Telesport Edhe pse ende nuk është hapur zyrtarisht afati i merkatos dimërore, klubet e Serie A kanë nisur që tani nga puna për të finalizuar përforcimet që duan. “CalcioMercato” zbulon se dy klubet e mëdha të Serie A, Juventus dhe Inter, janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes së dyfishtë. Bardhezinjtë synojnë Davide Frattesin, i cili ka një rol dytësor nën drejtimin e Cristian Chivu tek Inter. Në anën tjetër, klubi zikaltër interesohet për Tarik Muharemovic, i cili aktualisht luan për Sassuolo-n, por për të cilin Juventusi mban 50% të të drejtave në rast të një shitjeje. Inter e sheh boshnjakun 22-vjeçar si përforcimin e duhur në vend të Francesco Acerbi dhe Stefan de Vrij, të dy pritet të largohen në fund...
Burimi:
telesport.al