E bujshme nga Italia, Juve piketon Levandovskin
Juventusi aktual po vuan ndjeshëm për të shkuar te goli. Bardhezinjtë të 5-ët aktulisht në Serie A, duket se kanë nisur të mendojnë për sezonin 2026/27. Kryesisht në vijën e parë teksa me Xhonatan Dejvid dhe Lois Opendën kanë dështuar deri më tani. Por dhe kontratën e Vlahoviç që është ende në pritje të rinovimit. Të gjëndur në këtë situatë Komoli, Modesto dhe Kielini janë në kërkim të një lojtari me numrin nëntë për ta sjellë në Torino për të ndërtuar sulmin e sezonit të ardhshëm. Nevoja për lojtarë të gatshëm demonstrohet nga thashethemet e fundit sensacionale: Juventusi ka bërë pyetje me ekipin e Robert Levandovski-t. Sulmuesi polak, me 14 gola në 34 ndeshje këtë sezon për Barcelonën, është pa kontratë në fund të qershorit...
Burimi:
sportiim.al