E BUJSHME nga Arabia Saudite: Salah tek Al-Nassr për të zëvendësuar CR7?!

E BUJSHME nga Arabia Saudite: Salah tek Al-Nassr për të zëvendësuar CR7?!

9 Shkurt 2026 8:15 Alfred Lleshi Nuk kanë vonuar thashethemet pas “rebelimit” të fundit të Cristiano Ronaldos, i cili nuk luajti dy ndeshjet e fundit me Al-Nassr. Arsyeja lidhet me transferimin e ish-bashkëlojtarit të tij te Real Madridi, Karim Benzema, tek Al-Hilal i Simone Inzaghi. CR7 konsideron se Fondi i Investimeve Publike i Arabisë Saudite, që menaxhon disa klube të “Saudi Pro League”, përfshirë Al-Nassr, nuk po vepron në mënyrë të barabartë në merkato. Kalimi i Benzema tek Al-Hilal, ku luajnë edhe Theo Hernández, Rúben Neves dhe Malcom, ishte “gota që mbushi kupën”. Në pritje të rikthimit të Ronaldos, nga Anglia përmendet mundësia që Mo Salah të jetë zëvendësuesi i tij te skuadra e drejtuar nga Jorge Jesus. Sipas “The Mirror”, Al-Nassr do t’i trefishonte...