E bujshme nga Anglia/ Vinicius drejt Premier League
Klubi i Chelseat po shqyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit brazilian Vinicius Junior nga Real Madridi, sipas raportimeve nga Anglia. Për kartonin e lojtarit, londinezët janë të gatshëm të ofrojnë një shifër prej 135 milionë paundësh. Vinicius ka një kontratë aktuale me klubin spanjoll që skadon në verën e vitit 2027. Raportohet se bisedimet për rinovimin e kësaj kontrate nuk kanë avancuar, duke rritur mundësinë e një shitjeje të mundshme. Gjatë qëndrimit te Real Madridi, braziliani ka shënuar 111 gola në 347 ndeshje dhe ka fituar 14 trofe. Aktualisht, lojtari thuhet se po vlerëson ambientin e ri nën drejtimin e trajnerit Xabi Alonso. Paralelisht me merkaton e lojtarëve, Chelsea po kërkon një pasues për Enzo Marescan, i cili u largua nga detyra më 1 janar...
Burimi:
sot.com.al