E bujshme nga Anglia, dekonspirohet fundjava romantike Hamilton-Kardashian. Shpenzuan 140 mijë euro
2 Shkurt 2026 13:17 Alfred Lleshi Lewis Hamilton dhe Kim Kardashian thuhet se janë në një lidhje. Lajmi raportohet nga tabloidi britanik “The Sun”, i cili në “ekskluziv botëror” shkruan se piloti britanik i Ferrarit, 41 vjeç, dhe ylli amerikan i “reality show”, 45 vjeçe dhe nënë e 4 fëmijëve, kanë kaluar së fundi një fundjavë romantike me vlerë 120 mijë paund (rreth 140 mijë euro) në fshatrat angleze. Sipas gazetës, çifti u akomodua në një resort në Oxfordshire. Kardashian mbërriti me avionin e saj privat, ndërsa Hamilton me helikopter, duke zbritur në aeroportin e Oksfordit. Mbrëmja vijoi me një darkë intime dhe masazh për çiftin, në kushte diskrecioni të plotë. Hamilton dhe Kardashian njihen prej vitesh dhe piloti ishte mik i ish-bashkëshortit të saj, Kanye...
Burimi:
telesport.al