E bujshme/ Fundi i një epoke, pas 21 vitesh, LeBron James mbetet jashtë All Star Game
Fundi i një epoke në All-Star Game të NBA-së. Pas 21 sezonesh radhazi si titullar, LeBron James nuk është përfshirë në pesëshet fillestare të ndeshjes së yjeve. Kampioni 41-vjeçar i Los Angeles Lakers, në sezonin e tij të 23-të në NBA, për herë të parë që nga viti i dytë i karrierës nuk nis mes pesë më të mirëve. All-Star Game 2026 do të zhvillohet më 15 shkurt në Los Angeles. LeBron mbetet gjithsesi në garë për një vend si rezervë: përzgjedhjet e mbetura do të bëhen nga trajnerët e NBA-së, me listën përfundimtare që do të shpallet më 1 shkurt. Në këtë sezon, LeBron James ka zhvilluar 24 ndeshje, me mesatare 22.6 pikë. Ai ka fituar tre herë çmimin MVP të All-Star Game.
Burimi:
sot.com.al