E ardhmja e Salah, vjen azhornimi i fundit pas “paqes së maskuar”
17 Dhjetor 2025 22:44 Telesport Fabrizio Romano ka dhënë detaje të reja rreth së ardhmes së Mohamed Salahut te Liverpooli, duke zbuluar tensionet e brendshme mes lojtarit dhe trajnerit Arne Slot. Salah, 33 vjeç, luajti së fundmi në fitoren 2-0 të Liverpoolit ndaj Brighton, duke dhënë një asistim për golin e dytë, por kjo mund të ketë qenë paraqitja e tij e fundit me fanellën e Reds. Romano shpjegon se marrëdhënia mes Salahut dhe trajnerit Arne Slot është prishur, gjë që ka shtyrë agjentin e lojtarit të eksplorojë mundësinë e një transferimi në janar. “Nuk mund të them se Salah luajti ndeshjen e tij të fundit kundër Brighton, por largimi mbetet një mundësi reale. Edhe pse kanë qarkulluar zëra për interesa nga Shtetet e Bashkuara,...