Dy titullarë shiten në verë, Interi përgatit revolucionin e dhimbshëm për tifozët
26 Shkurt 2026 17:18 Telesport Interi po përgatitet për ndryshime të thella në skuadër në merkaton e verës. Në Milano ka ardhur koha për disa largime të rëndësishme, edhe nëse dhembin. Francesco Acerbi, Stefan de Vrij dhe Matteo Darmian janë në muajt e fundit të kontratave dhe nuk do të përfitojnë rinovim. Portieri Yann Sommer, gjithashtu, është drejt largimit. Zikaltrit tashmë janë në kërkim të një zëvendësuesi. Një opsion i përmendur shpesh është Guglielmo Vicario i Tottenham. Henrikh Mkhitaryan pritet t’i japë fund përfundimisht aventurës së tij tek Interi, ndërkohë që dy largime pritet të jenë lajmet e këqija për tifozët zikaltër: Nicolo Barella dhe Marcus Thuram. Mesfushori nuk ka klauzolë largimi dhe mund të shitet rreth 80 mln euro, kurse sulmuesi vlerësohet rreth 60...
Burimi:
telesport.al