Dy shqiponja bëhen bashkë te Çezena, Shpendit i bashkohet edhe Vrioni
Adriatik BALLA Vijojnë lëvizjet e lojtarëve shqiptarë në Itali, duke bërë që dy kategoritë kryesore të futbollit italian të jenë më të kërkuarat nga shqiptarët. Kjo jo vetëm për afërsinë me Shqipërinë, por edhe për faktin e Serie A dhe Serie B janë kampionate të nivelit të lartë, në top-3 kampionatet më cilësore në Europë. Xhakomo Vrioni është zyrtarisht lojtar i Çezenës. Ai rikthehet në Itali pas një periudhe të gjatë në MLS dhe ka nënshkruar një kontratë deri në qershor me një mundësi zgjatjeje. Sulmuesi shqiptar do të mbajë veshur fanellën me numër 22. 27-vjeçari do të jetë shok skuadre me futbollistin e Kombëtares, Kristian Shpendin. I lindur në vitin 1998, Vrioni u rrit në sektorin e të rinjve të UC Sampdoria dhe debutoi...
Burimi:
sot.com.al