Dy rikthime dhe dy emra të rinj, katër kandidatë “big” për postin e trajnerit të kombëtares italiane

Dy rikthime dhe dy emra të rinj, katër kandidatë “big” për postin e trajnerit të kombëtares italiane

2 Prill 2026 9:06 Telesport Pas dështimit për të tretin edicion radhazi të kualifikimit në Botëror, tek Italia pritet një revolucion masiv. Nga drejtuesit e Federatës e deri te trajneri. Presidenti Gabriele Gravina pritet të largohet edhe për faktin se i mbaron mandati. Pas tij do të largohet edhe trajneri Gennaro Gattuso, ndoshta personi me më pak faj, por që do të vuajë pasojat e rënda. Bashkë me të edhe miqtë e tij Gigi Buffon e Leonardo Bonucci, duke i hapur rrugë një epoke të re. Kushdo që të jetë pasardhësi i Gravinës, fokusi do të jetë tek dikush me reputacion të lartë që do të përpiqet ta ndryshojë ekipin kombëtar. Sipas mediave italiane janë 4 kandidatë të fortë për postin e trajnerit të kombëtares....