Dy miqësoret ndaj Letonisë, zbulohet lista e Kombëtares U-17. Trajneri Dama grumbullon 22 lojtarë
21 Mars 2026 16:36 Telesport Edhe Kombëtarja U-17 do të zbresë në fushë gjatë këtij muaji, ku do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Letonisë, më 26 dhe 28 mars. Dy përballje të rëndësishme për kuqezinjtë, që shërbejnë si teste përgatitore në prag të kualifikueseve të ardhshme të kësaj grupmoshe. Trajneri Armand Dama, i emëruar pak muaj më parë në krye të ekipit U-17, ka përzgjedhur 22 lojtarë për këto sfida. Skuadra do të nisë përgatitjet të hënën në Durrës, ku do të ndjekë një program intensiv stërvitor. Ndeshja e parë ndaj Letonisë do të luhet më 26 mars, në stadiumin e Vorës, në orën 11:30. Takimi i dytë është programuar për datën 28 mars, në orën 10:00, po në të njëjtin stadium. Hyrja për...
Burimi:
telesport.al