Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Dy lojtarë të Barçës dhe një ish plotësojnë podiumin e fanellave më të shitura në vitin 2025
Barcelona dominoi shitjet e fanellave në vitin 2025, sipas të dhënave të “Score90”. Lamine Yamal, vetëm 18 vjeç, u bë futbollisti që shiti më shumë fanella këtë vit, me 1.32 milionë copë. Në vend të dytë është Leo Messi, ish-lojtari i Barcelonës dhe tani tek Inter Miami, me 1.28 milionë fanella të shitura, ndërsa Robert Lewandowski plotëson podin me 1.1 milionë fanella. Kylian Mbappé renditet i katërti me 1.02 milionë fanella, duke kaluar bashkëlojtarin e tij te Real Madridi, Vinicius Jr., me pak nën një milion. Cristiano Ronaldo, tani tek Al-Nassr, bie në gjysmën e dytë të “top 8” të shitjeve, së bashku me futbollistë si Bruno Fernandes, Harry Kane dhe Rodrygo. Në mënyrë befasuese, sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland, nuk figuron ndër dhjetë...