Dy legjendat e peshës së rëndë në boks marrëveshje për një përballje në prill
Boksieri amerikan Deontay Wilder është afër arritjes së një marrëveshjeje për një duel kundër britanikut Derek Chisora (36 fitore e 13 humbje në karrierë). Kjo sfidë, me shumë mundësi, do të zhvillohet në prill të këtij viti. Wilder, ish-kampioni amerikan i botës në peshën e rëndë (44 fitore, 4 humbje e 1 barazim në karrierë) ka zhvilluar bisedime për një ndeshje kundër Chisora, i cili po përgatitet për ndeshjen e tij të 50-të profesionale. “Jemi në negociata dhe marrëveshja është afër“, tha Shelly Finkel, bashkë-menaxherja e Wilder. Kampioni i botës Oleksandr Usyk kishte deklaruar së dëshironte të mbronte titujt kundër Wilder, por “bronze bomber” ka vendosur të përballet me Chisora. Dy boksierët veteranë nxitën spekulimet rreth një përballjeje të mundshme në eventin IBA Pro 13...
Burimi:
telesport.al