Dy herë Xhixha dhe Alvarez i japin tri pikë Tiranës ndaj Vorës
Abissnet Superiore java e 29: Tirana- Vora 3-0 (Fredi Alvarez 12′, Xhixha 66′,80′) Një Tiranë e bukur për t’u parë. Në takimin jetik për fatet e tyre sezonale, sot ndaj Vorës për javën e 29-të Abissnet Superiore, bardheblutë e udhëhequr nga Orges Shehi fituan thellë me shifat 3-0. Vendimtar Fredi Alvarez (njeriu i ndeshjes) me kostarikanin që nisi nga minuta e parë për të realizuar një supergol në të 12′. I sherbyer nga Ndong, numri 10-të i Tiranës nga 18 metra larg, goditi në perfeksion duke e përplasur topin fillimisht në shtyllën pingule e më pas në rrjetë. Më pas loja u balancua por shpejt bardheblutë rimarrin kontrollin dhe falë aftësive në mesfushë të Rafael, Kobiljar dhe veçanerisht të Patrik Mysloviç, arrijnë të dërgojë shumë...
Burimi:
sportiim.al