Dy hapa larg…! Polonia favorizohet nga historia, Shqipëria beson te mrekullia

Dy hapa larg…! Polonia favorizohet nga historia, Shqipëria beson te mrekullia

Sonte, nën dritat e stadiumit të Varshavës dhe me zemrat e një kombi që rrahin njësoj, Shqipëria dhe Polonia përballen për herë të 16 në histori. Nuk është thjesht një ndeshje, është një betejë që vlen një hap drejt ëndrrës së Botërorit, një mundësi që mund të kthehet në krenari për gjithë shqiptarët. Historia mes këtyre dy kombëtareve nis shumë vite më parë. Ishte 6 nëntori i vitit 1949 kur Shqipëria dhe Polonia u ndeshën për herë të parë: përfundoi 2-1 për polakët në një miqësore ndërkombëtare. Që nga ajo ditë, rrugëtimi ka qenë i gjatë, i mbushur me sfida, rritje dhe momente të vështira. Por kapitulli i fundit tregon një histori tjetër. Më 10 shtator 2023, Shqipëria triumfoi me një fitore bindëse 2-0 në...