Dy gola të shpejtë në Londër, “paqe” në pjesën e parë në derbin Tottenham-Arsenal (video)

Dy gola të shpejtë në Londër, “paqe” në pjesën e parë në derbin Tottenham-Arsenal (video)

22 Shkurt 2026 18:24 Telesport Pjesa e parë e derbit londinez mes Tottenham dhe Arsenal është mbyllur në barazim 1-1. Supersfida u zhbllokua në minutën e 32-të, ku Enerechi Eze shënoi një gol shumë të bukur, me një goditje gjysmë rroveshatë, pas një topi të futur në zonë nga Bukayo Saka. Kundërpërgjigja e vendasve ishte e menjëhershme, ku pas një topi të humbur në zonën e tij nga Declan Rice, ishte Kolo Muani që përfitoi dhe me një goditje të fortë dërgoi topin në rrjetën e David Raya. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1. Na presin edhe 45 minuta të tjera tejet emocionuese… SHIKOGOLAT