Dy gola për tre minuta, Roma bën detyrën ndaj Sassuolos dhe barazon Milanin (video)

Dy gola për tre minuta, Roma bën detyrën ndaj Sassuolos dhe barazon Milanin (video)

10 Janar 2026 19:58 Telesport Roma ka fituar 2-0 ndaj Sassuolo në sfidën e luajtur në “Olimpico”, e vlefshme për javën e 20-të në Serie A. Pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola, sfida u zhbllokua në pjesën e dytë. Në minutën e 76-të, Manu Kone shënoi me kokë pas krosimit në zonë nga Matias Soule. Tre minuta më pas, ishte radha e Matias Soule për të gjetur rrjetën, me një goditje me të lehtë me të majtën, brenda zonës. Rezultati final 2-0. Pas kësaj fitoreje, Roma barazon Milanin në vendin e dytë me 39 pikë, aq sa Milan dhe tre pikë më pak se Inter i vendit të parë. Vetëm se verdhekuqtë kanë dy ndeshje më shumë se dy ekipet e Milanos....