Dy gola për tre minuta, Atletico dhe Barcelona dhurojnë spektakël. “Paqe” për pjesën e parë

Dy gola për tre minuta, Atletico dhe Barcelona dhurojnë spektakël. “Paqe” për pjesën e parë

4 Prill 2026 21:54 Telesport Pjesa e parë mes Atletico Madridit dhe Barcelonës, e vlefshme për javën e 30-të të La Ligës është mbyllur në barazim 1-1. Edhe pse Diego Simeone ka lënë disa titullarë në stol, për t’i ruajtur për sfidën e të mërkurës në Champions League, po ndaj Barcelonës, ishin madrilenët që gjetën të parët avantazhin dhe zhbllokuan rezultatin. Pas një topi të gjatë të marrë nga Clement Lenglet nga mbrojtja, ishte Giuliano Simeone që dërgoi topin në rrjetë në minutën e 39-të, duke përfituar nga përgjumja e mbrojtjes së Barcelonës. Megjithatë, reagimi i Barcelonës ishte i menjëhershëm duke barazuar shifrat në minutën e 42-të me Marcus Rashford. Pas një kombinimi të bukur me Dani Olmo, Rashford dërgoi topin në rrjetë. Në shtesë,...