Dy gola me Al Nassr, Ronaldo thyen heshtjen dhe konfirmon të ardhmen e tij

Dy gola me Al Nassr, Ronaldo thyen heshtjen dhe konfirmon të ardhmen e tij

Cristiano Ronaldo ka deklaruar se mbetet i përkushtuar ndaj Al-Nassr, pavarësisht polemikave të fundit që e panë të mungonte në dy ndeshje të rëndësishme të kampionatit saudit në fillim të këtij muaji. Ylli portugez, 41 vjeç, realizoi dy gola në fitoren e thellë 4-0 ndaj Al-Hazem të shtunën, duke e çuar në 21 numrin e golave sezonalë. Megjithatë, Ronaldo kishte nxitur spekulime për të ardhmen e tij pasi refuzoi të luante në përballjet kundër Al-Riyadh dhe Al-Ittihad. Vendimi i tij erdhi si shenjë pakënaqësie ndaj mungesës së përforcimeve gjatë merkatos së dimrit dhe politikave të Public Investment Fund. Sulmuesi u rikthye në fushë në sfidën ndaj Al-Fateh fundjavën e kaluar dhe, pas paraqitjes së fundit, theksoi se nuk ka ndërmend të largohet. “Jam shumë i...