Burimi:
javanews.al

Foto © javanews.al
Dy gola dhe tre kartonë të kuq! Napoli e nis me fitore, Rrahmani bën “bomberin”
Napoli e ka nisur vitin me fitore. Kampionët në fuqi triumfuan 2-0 në transfertë ndaj Lazios, në duelin e javës së 18-të, në një ndeshje ku nuk mungoi tensioni. Spinazzola zhbllokoi takimin në minutën e 13-të, ndërsa goli i dytë u shënuar nga Amir Rrahmani. Mbrojtësi i Kosovës shfrytëzoi një asist të Politanos, për ta ndalur topin në rrjetë. Lazio tentoi të reagojë në pjesën e dytë, por e kishte të vështirë. Kryeqytetasit mbetën me 10 lojtarë në minutën e 81-të, pasi Noslin u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Në fund, u dha nga një karton të kuq për secilën skuadër, pas përplasjes së Marusic dhe Mazzochi. Ky sukses, e ngjit Napolin në vendin e dytë me 37 pikë, ndërsa Lazio renditet në...








