Dy disfata në pesë ditë, kombëtarja shqiptare e futbollit humbet 1-0 në miqësoren kundër Ukrainës

Dy disfata në pesë ditë, kombëtarja shqiptare e futbollit humbet 1-0 në miqësoren kundër Ukrainës

VALENCIA, Spanjë – Kombëtarja shqiptare e futbollit pësoi humbjen e dytë në harkun e pesë ditëve. Kuqezinjtë u mposhtën 1-0 nga Ukraina në miqësoren e zhvilluar sot në Valencia të Spanjës. Ndeshja u vendos nga goli i Hutsuliak në minutën e 46-të.Bujar Pllana debutoi sot për ekipin tonë si titullar, ndërsa minuta në fushë pati edhe për Pilon, dy risitë e Sylvinhos në këtë grumbullim. Sipas të gjitha gjasave kjo ishte ndeshja e fundit për Sylvinhon në stolin e Shqipërisë, kjo pasi i përfundon kontrata në korrik dhe Kombëtarja do të rikthehet në fushë në muajin shtator për ndeshjet e Ligës së Kombeve Sylvinho e pranon: Ukraina luajti më mirë se Shqipëria, nuk ishim të kthjellët nga ana mentale Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, është shfaqur...