Dy botë të ndryshme/ Në Fier praktikojnë magjinë edhe në sport, çiklisti që jep leksione…basketbolli!
E ndërsa Kryeministri Rama i ka shpallur luftë nepotizmit në administratën publike, në Fier ndodh e kundërta. Në çdo institucion publik e sidomos në klubin shumë sportësh ¨Apollonia¨ rrogat, shpërblimet, karburanti e deri te honoraret e sportistëve shkojnë në “drejtime të paditura”. Prej më shumë se një muaji jemi duke parë nga afër kushtet në të cilat stërviten sportistë të ndryshëm e si trajtohen ata. Jemi në mesjetë kjo është pak, por e sigurt, kur bëhet fjalë për sportet e rënda të cilat nuk kanë asnjë kriter minimal për të qenë ambiente sportive. Tapete të kalbura, ambiente te ftohta me lageshtirë ku ndonjëherë mungojnë edhe dritaret, tualete të cilat të duken sikur kanë dalë nga skenat e filmit ¨Të Mjerët¨ e Hygoit. Cdo gjë është...
Burimi:
sportekspres.com