Duplantis “fluturon” sërish, atleti suedez vendos rekord të ri botëror në kërcim me shkop
13 Mars 2026 8:49 Telesport Atleti Armand Duplantis vendosi rekordin e tij të 15-të botëror radhazi, duke fituar edicionin e pestë të Mondo Classic, një takim i “World Indoor Tour” (sallat e mbyllura), i mbajtur në Uppsala të Suedisë. Në këtë garë, kampioni suedez vendosi rekordin e ri, duke kërcyer 6.31 metra. Për fenomenin 26-vjeçar suedez, një alien i vërtetë në skenën botërore të atletikës, gara shkoi në drejtimin e duhur. Ai u paraqit vetëm në katër kërcime, duke i realizuar me sukses të katërta: 5.65, 5.90, 6.08 dhe rekordin 6.31 metra, që në përpjekjen e parë. Shumë larg rivalët e tij, pasi i dyti u rendit norvegjezi Sondre Guttormsen me 6 metra. Rekordi i mëparshëm ishte 6.30 metra, vendosur në shtator të vitit të...
Burimi:
telesport.al