Dumfries mendon largimin nga Interi, holandezi në shënjestrën e gjigantëve të Premier League

Dumfries mendon largimin nga Interi, holandezi në shënjestrën e gjigantëve të Premier League

2 Prill 2026 10:15 Alfred Lleshi E ardhmja e Denzel Dumfries tek Interi nuk është e sigurt. Sipas “TEAMtalk”, mbrojtësi i djathtë holandez është ofruar te disa klube të Premier League për verën e ardhshme, me negociata tashmë në vazhdim për largim të mundshëm nga klubi zikaltër. Çelësi është klauzola e lirimit. Kontrata e Dumfries përmban një klauzolë rreth 21 milionë paund (pak mbi 25 milionë euro), që ka tërhequr menjëherë interesin e disa klubeve europiane. Interi po punon për një rinovim që do ta heqë këtë klauzolë dhe ta sigurojë lojtarin afatgjatë, por agjentët e 29-vjeçarit po “sondojnë” mundësi të tjera. Në Angli janë të interesuar Liverpool, Manchester City, Manchester United, Chelsea, Tottenham dhe Newcastle, me “Reds” që e ndjekin prej kohësh, por nuk...