Duka, mesazh kuqezinjve: Mos e ulni kokën, kjo humbje nuk që e zbeh krenarinë që ndjej për ju

Duka, mesazh kuqezinjve: Mos e ulni kokën, kjo humbje nuk që e zbeh krenarinë që ndjej për ju

27 Mars 2026 8:04 Alfred Lleshi Shqipëria u ndal në “play off”-in e Botërorit 2026, nuk shkoi dot më tej. Pra, edhe kësaj vere nuk do ta shijojmë dot Kupën e Botës si protagonist, por si spektatorë nga televizioni. Në Varshavë nuk bëmë dot historinë, edhe pse e pamë veten në avantazhin 1-0. Dy golat e shpërdoruar nga tanët më pas dhe dy golat e shënuar thuajse nga hiçi prej polakëve na eliminuan. Zhgënjim dhe mërzi e madhe te tifozët, por edhe vetë lojtarët kuqezinj. Presidenti i FSHF-së u mundua të mbajë lart moralin e kombëtares, teksa pas humbjes 2-1 nënvizoi: “Sonte nuk është një natë për ta ulur kokën. Përkundrazi. Është një natë për të qëndruar drejt dhe për t’u mburrur me këtë skuadër,...