Duka merr mandatin e shtatë, votë unanime për kreun e FSHF, vetëm një i “djegur” në komitetin ekzekutiv

Duka merr mandatin e shtatë, votë unanime për kreun e FSHF, vetëm një i “djegur” në komitetin ekzekutiv

Armand Duka u rikonfirmua me votë unanime në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit edhe për një tjetër mandate 4-vjeçar. Ai nuk pati rivalë në procesin zgjedhor zhvilluar këtë të hënë në ambientet e shtëpisë së futbollit, duke marrë mbështetjen e  48 anëtareve me të drejtë vote të pranishëm në proces. Rizgjedhja për herë të shtatë e Dukes në krye të qeverisë së futbollit shqiptar ishte një formalitet duke marrë në konsideratë që askush nuk u fut në garë përballv tij. Në falenderimin e rastit para asamblesë, përfaqësuesve të UEFAS e FIFAS si dhe homologut të federates italiane Gravina, Armand Duka nuk mund të mos përmendet kualifikimin në botëror, si objektivin e madh të këtij viti. “Ju premtoj që ne do të bëjmë maksimumin që...