Duka drejt mandatit të shtatë! Zgjedhjet në FSHF më 16 Shkurt, Shoqatat Rajonale kanë propozuar vetëm kreun aktual

Duka drejt mandatit të shtatë! Zgjedhjet në FSHF më 16 Shkurt, Shoqatat Rajonale kanë propozuar vetëm kreun aktual

Zgjedhjet per kreun e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit do të zhvillohen më 16 Shkurt. Komiteti Ekzekutiv në mbledhjen e radhës vendosi datën në të cilën do të mbahen punimet e Asamblesë Zgjedhore të FSHF, ku do të zgjidhet kreu i Federatës si dhe anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv, për një mandat 4-vjecar. Deri më tani kreu aktual i Federatës Armand Duka është i vetmi emër i propozuar nga shoqatat rajonale të futbollit në Lezhë, Fier, Korçë, Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër. Duka kërkon mandatin e 7 në krye të qeverisë së futbollit shqiptar, teksa gjasat janë që të zgjidhet sërish pa garë. /vizionplus.tv