Duka drejt mandatit të 7-të pa rival, zgjedhjet e futbollit “në xhep” presidentit

Duka drejt mandatit të 7-të pa rival, zgjedhjet e futbollit “në xhep” presidentit

Adriatik BALLA Ashtu siç pritej, Armando Duka po del deri tani kandidat i vetëm për zgjedhjet e 16 shkurtit në Asamblenë e Zakonshme Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit. Kemi të bëjmë me një propozim masiv të tij nga anëtarët e federatës, pra nga klubet dhe shoqatat anëtare, ku Duka gëzon mbështetjen e tyre absolute. Sikurse ndodh në të gjitha diktaturat, edhe në “diktaturën e futbollit shqiptar”, ka vetëm një kandidat në zgjedhje, Armando Duka, kreu aktual prej 24 vjetësh në krye të shtëpisë së futbollit, e që pritet të konfirmohet edhe në zgjedhjet e shkurtit. Zëra kundër nuk ka dhe prej vitesh dominimi i Dukës është tashmë një realitet, aq sa futbolli shqiptar sot identifikohet me portretin e tij. asnjë kandidat, të gjithë në...