“Duhen reforma urgjente kundër agjentëve!” Bayern nuk i përballon më komisionet

“Duhen reforma urgjente kundër agjentëve!” Bayern nuk i përballon më komisionet

26 Shkurt 2026 18:19 Telesport Legjenda e futbollit gjerman, Karl-Heinz Rummenigge, ka ngritur shqetësime serioze për drejtimin që po merr futbolli modern, duke kritikuar ashpër rolin dhe përfitimet e agjentëve të futbollistëve. Ish-drejtori ekzekutiv i Bayern ka propozuar reforma reforma urgjente në nivel ndërkombëtar dhe jo vetëm për kampionatin gjerman. “Me këtë drejtim që po marrin gjërat, sidomos financiarisht, nuk mund të vazhdojmë më kështu. Duhen reforma urgjente! Po bëhemi gjithnjë e më të varur nga agjentët. Ka pagesa për ta që janë imorale”. Rummenigge ka theksuar se klubet janë futur në një cikël të rrezikshëm, ku janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të siguruar lojtarët më në zë të momentit pa menduar për pasojat afatgjata financiare. Ai e përshkroi tregun e transferimeve si...