Dugarry sulmon De Zerbin: Ka stërvitur Sassuolon dhe Brighton, flet sikur ka fituar Champions-in

Dugarry sulmon De Zerbin: Ka stërvitur Sassuolon dhe Brighton, flet sikur ka fituar Champions-in

27 Janar 2026 13:14 Alfred Lleshi Roberto De Zerbi është përsëri objekt kritikash në Francë, këtë herë nga Christophe Dugarry, ish-sulmues i Milanit dhe Marseille. Në një intervistë për RMC, kampioni i botës 1998 nuk i kurseu fjalët e ashpra ndaj italianit: “De Zerbi përgjigjet ndaj kritikave duke thënë ‘jam italian’. Ky është niveli më i ulët i debatit dhe i përulësisë, diçka surreale. Vetëbesimi është cilësi, por këtu kemi një ego të madhe. Ai ka stërvitur Sassuolo dhe Brighton, por flet sikur ka fituar dy Champions League”. Dugarry e kritikon stafin dhe sjelljen e De Zerbit, duke theksuar se arroganca e tij nuk përputhet me përvojën reale dhe rezultatet e arritura deri tani.