Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Dugarry, shumë i ashpër ndaj De Zerbit: Trajner mediokër dhe i mbivlerësuar
7 Janar 2026 14:26 Alfred Lleshi Humbja në shtëpi ndaj Nantes (0-2) ka hapur zyrtarisht krizën tek Olympique Marseille. Pas kësaj disfate në “Velodrome”, skuadra e De Zerbit është e treta me 32 pikë, e barabartë me Lille, por 7 pikë pas PSG-së dhe 8 nga kryesuesi Lens. Christophe Dugarry e ka sulmuar ashpër trajnerin italian në emisionin “Rothen s’enflamme” në RMC: “Nuk e kuptoi që skuadra nuk kishte energji. Ai është trajneri i OM. Nuk e di çfarë po bën, është plotësisht i humbur, nuk kupton asgjë”. Më pas kritikoi edhe ekipin: “Janë të gjithë të dobët dhe katastrofikë”. Sulmi ndaj De Zerbit u bë edhe më i drejtpërdrejtë: “Thotë se duhet të bëhet psikolog. Mjaft me psikologjinë, bëhu trajner! Është i mbivlerësuar, ka stërvitur...