Dugarry kritikon Liverpool-in për blerjen e 20-vjeçarit: Rennes gjeti “pulën për ta therrur”…
3 Shkurt 2026 11:55 Alfred Lleshi Ish-sulmuesi Christophe Dugarry, tani opinionist sportiv, nuk i kurseu fjalët për transferimin e Jeremy Jacquet nga Rennes te Liverpool për 72 milionë euro (bonuset përfshirë). Ai e quajti klubin anglez “pulë për t’u therur”, duke e akuzuar për tejkalim të çmimit për një 20-vjeçar, pa justifikim ekonomik. Dugarry i uroi më të mirat mbrojtësit të ri, por kritikoi ashpër “çmendurinë financiare” të futbollit modern dhe të klubeve të Premier League. Me ironi, ai tha “bravo Rennes”, duke theksuar se klubi francez ishte shumë i zgjuar për të përfituar një shifër astronomike për një talent ende në formim. Sipas Dugarry, nuk ka logjikë sportive pas një investimi të tillë. Ai e sheh këtë si një alarm për sistemin e futbollit...
Burimi:
telesport.al