“Dua të qëndroj por e ardhmja ime te Liverpool nuk është në duart e mia, të shohim çdo të ndodhë”
Mesfushori hungarez Dominik Szoboszlai, në një deklaratë për mediat, ka thënë se e ardhmja e tij tek ekipi i Liverpool nuk është në duart e tij. Gjithsesi, bisedimet me “reds” për një kontratë të re ende vazhdojnë. “Nuk ka ende asgjë të re për të qenë i sinqertë, palët janë ende duket folur për një zgjatje kontrate. Që tani e tutje nuk është në duart e mia. Funksionon kështu. Nuk ka përparim, por nëse vjen oferta e duhur, atëherë le të shohim”, tha Szoboszlai. Lojtari 25-vjeçar është në sezonin e tij të tretë me Liverpool dhe në 127 ndeshje zyrtare ka realizuar 23 gola. Kontrata e tij me “reds” skadon në vitin 2028, por ai synon ta shtyjë atë deri në vitin 2030. “Le të...
Burimi:
telesport.al