“Dua të mbyll karrierën te Sivaspor”, presidenti i klubit flet për të ardhmen e Manajt

“Dua të mbyll karrierën te Sivaspor”, presidenti i klubit flet për të ardhmen e Manajt

I rikthyer për herë të dytë te Sivasspor, Rey Manaj tregoi se ka një lidhje  të veçantë me këtë klub. Presidenti i klubit turk, Burak Ozçoban, ka folur së  fundmi për dashurinë e madhe që sulmuesi kuqezi ka për këtë ekip. Burak thotë se Manaj dëshiron të mbyllë karrierën te Sivasspor dhe më pas  të bëhet trajner i kësaj skuadre. “Para se të vinte Rei Manaj, më telefonoi dhe më tha: ‘E dua shumë Sivasporin. Është familja ime. Dua të vij’. I thashë se nuk mund t’i ofronim pagë të lartë dhe qëndruam në kontakt. Kur ia tregova kushtet tona Rei Manajt, ai tha: ‘Ky është një projekt për mua, dua të tërhiqem nga futbolli te Sivaspor. Dua të jem trajner te Sivaspori në të...