Drita dhe Shkëndija për të shkruajtur historinë, mësohen formacionet zyrtare të dy ekipeve shqiptare

Drita dhe Shkëndija për të shkruajtur historinë, mësohen formacionet zyrtare të dy ekipeve shqiptare

19 Shkurt 2026 20:06 Telesport Drita dhe Shkëndija janë dy ekipet e vetme shqiptare të mbetura në garë në kompeticionet europiane. Të dyja luajnë sot ndeshjet e para për play-off në Conference League. Në “Fadil Vokrri”, Drita pret sllovenët e Celje. Ndërsa në Shkup, Shkëndija pret turqit e Samsunspor. Drita e drejtuar nga Zekirija Ramadani e nis takimin em këtë formacion zyrtar: Maloku; Krasniqi, Bejtullai, Pellumbi, Ovouka; Limaj, Dabiqaj; Ajzeraj, Nguena, Tusha; Abazaj “Intelektualët” kanë 3 mungesa të rëndësishme për shkak dëmtimesh: Ilir Mustafa, Arbër Manaj dhe Rron Broja. Në Shkup, Shkëndija do të kërkojë fitoren dhe e nis takimin me këtë formacion: