“Driblohet lehtë dhe bie në kontakt fizik”! Në Turqi tregojnë pikën e dobët dhe të fortë të Kristjan Asllanit: Pasimin e gjatë e ka fantastik

“Driblohet lehtë dhe bie në kontakt fizik”! Në Turqi tregojnë pikën e dobët dhe të fortë të Kristjan Asllanit: Pasimin e gjatë e ka fantastik

Kristjan Asllani është zyrtarizuar te Beshiktashi. Mesfushori shqiptar ka kaluar si një huazim me të drejtë blerje, jo e detyrueshme, ndërsa klubi turk do të paguajë rrogën e Asllanit deri në qershor. Më pas ngelet në këmbët e Asllanit për të bindur turqit që të blejnë kartonin e tij. Nga ana tjetër media turke “Haber” ka treguar pikat e dobëta dhe të forta të Asllanit, për t’i treguar tifozëve të Beshiktash që çfarë i pret. “Shkalla e tij e fitmit të topit, e fitores në duelin mbrojtës dhe e kapjes së topit është shumë e ulët. Ai është një lojtar që humbet lehtësisht fokusin në kontaktin fizik. Kur përballet me një kundërshtar, është lehtësisht i driblueshëm. Nuk të jep përshtypje e një mesfushori shkatërrues të...