Drejtori i Federatave Kombëtare në FIFA: Jemi të kënaqur me bashkëpunimin me FSHF, përgëzoj Presidentin Duka për dedikimin për të zhvilluar futbollin
Në emër të FIFA-s, i pranishëm në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të FSHF-së ishte z. Elkhan Mammadov, drejtori i Federatave Kombëtare në FIFA. Në fjalën e tij të rastit, ai shprehu përshëndetjet në emër të Presidentit dhe Sekretarit të FIFA-s dhe vlerësoi zhvillimin e FSHF-së ndër vite dhe bashkëpunimin mes federatës sonë dhe FIFA-s. Mammadov përgëzoi dhe falënderoi në emër të FIFA-s Presidentin Duka për angazhimin e tij për të zhvilluar futbollin shqiptar dhe për të gjitha arritjet në krye të FSHF-së. “Është një kënaqësi e madhe për mua të jem sot në Tiranë dhe të marr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së. Para së gjithash, dëshiroj të përcjell urimet më të ngrohta dhe përshëndetjet më të mira nga Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino,...
Burimi:
sportekspres.com