Drejt Superiores/ Skënderbeu ecën i sigurtë, Laçi e Pogradeci “luajnë” bashkë

Drejt Superiores/ Skënderbeu ecën i sigurtë, Laçi e Pogradeci “luajnë” bashkë

Beteja në Kategori të Parë për dy biletat që të ngjisin në fund të sezonit në Superiore, ka hyrë në fazë vendimtare. Tre skuadrat e kreut, Skënderbeu (44), Laçi (39) dhe Pogradeci (36) fituan këtë javë të gjitha në transfertë duke lënë hapur jo vetëm vendosjen në fund të dy fazave por në përqindje të lartë dhe çështjen e promocionit sezonal. Me tre javë nga fundi i dy fazave të para, teksa më pas do të përcaktohet dhe kalendari i së tretës vetëm Skëndrebeu duket më i avantazhuar pasi korçarët janë 5 pikë më lart se kurbinasit dhe 8 pikë më shumë se fqinjët nga Pogradeci. Kjo xhiro e së shtunës do të jetë realitvisht e lehtë në letër për këto ekipe. Në të 20-ën,...