Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Doveri do të bëjë drejtësi në Inter-Napoli; ja precedentët dhe polemikat
Siç pritej, Daniele Doveri do të arbitrojë Inter-Napoli. Zgjedhja e Rocchi dukej pothuajse e sigurt, pasi në ndeshjet e mesjavës nuk kishin arbitruar as Mariani, i cili ishte gjyqtari i ndeshjes së parë, i kontestuar në fushë dhe më pas pezulluar nga AIA për penalltinë e akorduar për napolitanët, pas duelit Mkhitaryan-Di Lorenzo; as Sozza, që është nga Milano, megjithëse pa kufizim territorial që nga 2022/23; as Colombo, nga Como, për të cilin mund të vlejë pjesërisht rregulli i Sozza. Doveri kishte arbitruar edhe Napoli-Inter në mars 2025, një tjetër përballje për titull, që shkaktoi shumë polemika. Napoli kishte kërkuar penallti për një dorë të Dumfries në zonën e Interit, gjatë një gjuajtje të McTominay, ndërsa Inzaghi kishte protestuar për një tjetër episode, duelin McTominay-Dumfries...