Dortmund fiton në frymën e fundit, Hoffenheim me 3 shqiptarë në fushë ëndërron Champions-in pas fitores ndaj Leverkusen (video)
17 Janar 2026 17:35 Telesport Kanë përfunduar disa nga ndeshjet e javës së 18-të në Bundesligë. Në “Signal Iduna Park”, Dortmundi fitoi 3-2 ndaj St.Pauli, falë penalltisë së shndërruar në gol nga Emre Can në minutën e fundit shtesë. Më parë per vërdhezinjtë shënuan Julian Brandt në fund të pjesës së parë dhe Karim Adeyemi në fillim të pjesës së dytë, por miqtë barazuan dy herë. Vendimtar penalltia e kapitenit Emre Can në fund. Pas kësaj fitoreje, Dortmund mbetet në vendin e dytë me 39 pikë, duke rritur diferencën nga ndjekësit më pas. Hoffenheim me 3 shqiptarë në fushë si titullarë, Alban Hajdari, Leon Avduvallhu dhe Fisnik Asllani, fitoi 1-0 në shtëpi ndaj Leverkusen, duke u renditur në vendin e tretë me 33 pikë, vend...
Burimi:
telesport.al