Dortmund bën përmbysjen e madhe dhe rihap garën për titullin në Bundesligë (video)

Dortmund bën përmbysjen e madhe dhe rihap garën për titullin në Bundesligë (video)

Dortmund ka fituar 432 ndaj Heidenheim në sfidën e luajtur në “Signal Iduna Park”, në sfidën përmbyllëse për javën e 20-të të Bundesligës. Pjesa e parë u mbyll 1-1, me dy gola të shënuar në fund. Në minutën e 44-të, Waldemar Anton zhbllokoi shifrat, duke kaluar Dortmundin në avantazh, pas topit të ardhur nga goditja e këndit dhe mbrojtësi e dërgoi në rrjetë. Julian Niehues batazoi shifrat 1-1 në minutën e fundit shtesë, pas një rrëmuje në zonë. Pjesa e dytë nis më mirë ëpr miqtë që gjejnë avantazhin, sërish me Niehues, këtë herë me një supergol nga distanca. Përmbysja e Dortmundit nuk vonoi dhe verdhezinjtë shënuan dy gola për dy minuta me Serhou Guirassy. Në minutën e 68-të, Guirassy shënoi nga pika e bardhë...