Donnarumma pas eliminimit: Kartoni i kuq ishte vendimtar, futbolli është kështu
18 Mars 2026 8:19 Alfred Lleshi Gianluigi Donnarumma, portieri i Manchester City, foli për “Sky Sport” pas humbjes 2-1 ndaj Real Madridit dhe eliminimit në 1/8 finale: “Kartoni i kuq ishte vendimtar, futbolli është kështu, i bërë nga episode, sidomos Champions-i. Jam krenar për shokët, bëmë një ndeshje shumë të madhe dhe patëm mjaft raste. Me 11 kundër 11 do të ishte krejt ndryshe. Ata ishin më të zotë, shënuan më shumë. Mendoj se kualifikimi u vendos në ndeshjen e parë, pastaj gjithçka u bë e përpjetë. Duhet ta pranojmë, kemi ndeshje të rëndësishme përpara; zhgënjimi është i madh, por nga nesër duhet të ringrihemi sepse të dielën kemi një tjetër titull për ta fituar”. Për Italinë: “Absolutisht, ka ende shumë ndeshje të rëndësishme, me...
Burimi:
telesport.al