Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Vllaznia i është kthyer shpejt fitoreve, duke lënë pas hapin e gabuar ndaj Bylisit në kampionat, teksa ka mundur në “Klasiken” e futbollit shqiptar Tiranën me përmbysje. Shkodranët kanë dominuar ndeshjen që në startin e saj, duke krijuar më shumë volum loje, por u goditën nga një pavëmendje në prapavijë që solli golin e Xhixhës për miqtë. Megjithatë, barazimi nuk do të vononte shumë pasi Bismark gjeti devijimin e duhur me kokë për të vendosur baraspeshën në shifra. Pjesa e dytë foli tërësisht për Vllazninë e cila kërkoi me ngulm golin dhe e gjeti atë falë një dhurate të Kortez, i cili shënoi në portën e skuadrës së tij. Pak minuta më vonë, erdhi edhe penalltia e fituar nga Mala dhe e transformuar saktësisht nga...