Dominim absolut, Besëlidhja rikthehet në Kategori të Parë
Beselidhja e Lezhes fiton 3-0 duelin ndaj ekipit te Shirokës dhe siguron matematikisht ngjitjen në kategori të Parë. Edhe pse i mjaftonte 1 pikë në dy ndeshje (Shirokën në shtëpi apo Erzenin javën e fundit në udhëtim) ata sot mposhtën me rezultatin e pastër 3-0 Shirokën duke arritur në kuotën e 51 pikëve dhe paraprakisht të pakapur nga rivalët. Pas takimit, lojtarët dhe stafi shpërthyennë festë për të festuar këtë rikthim në nivelin e dytë të futbollit shqiptar.Akoma më e bukur u bë festa e tifozëve në tribunë teksa fishekzjarrët nuk u ndaluan për disa minuta. Një sukses që pati shenjën e trajnerit Elvis Plori dhe presidentit Valter Fusha./Sportiim.al/ Post navigation
Burimi:
sportiim.al