Doku mesazh Arsenal pas triumfit në Carabao Cup: Ka ende shumë ndeshje, mund të fitojmë edhe titullin

Doku mesazh Arsenal pas triumfit në Carabao Cup: Ka ende shumë ndeshje, mund të fitojmë edhe titullin

23 Mars 2026 11:18 Telesport Jeremy Doku këmbëngul se Manchester City ka ende shanse për të fituar titullin në Premier League. Një deklaratë që vjen pas një jave me luhatje për “citizens”, që u eliminuan nga Champions League (i eliminoi Real Madrid) por fituan Carabao Cup (mundën Arsenal). “Mendoj se nëse luajmë kështu në çdo ndeshje, do t’i vëmë shumë ekipe në telashe. Ka ende shumë për të luajtur. Jemi ende në garë për të fituar titullin. Nëse luajmë ashtu si në finalen e Carabao Cup mund të fitojmë dhe atëherë do të jetë një sezon i shkëlqyer”, tha Doku. “Sigurisht që jemi të zhgënjyer me Ligën e Kampionëve, por ka disa mësime për të nxjerrë nga këto dy ndeshje. Reagimi erdhi menjëherë të dielën,...