Dobi ndërron “gomat e dimrit”, Teuta ndez ‘motorët’ për sprintin final
Triumfi ndaj Tiranës ka sjellë një klimë tepër pozitive te Teuta, që synon të vazhdojë serinë e fitoreve. Në sprintin final drejt “Final Four”, bregdetarët vijnë me moral të lartë. Tri pikët në kryeqytet ishin kruciale, por ajo që jep më tepër optimizëm është loja dhe mënyra si skuadra iu imponua kundërshtarit, duke e dominuar. “Gomat e dimrit” janë ndërruar dhe ekipi është futur sërish në korsinë e shpejtësisë. Dobi u kërkon futbollistëve të mos e heqin këmbën nga gazi, madje të ndryshojnë marsh kundër Flamurtarit për të vazhduar ngjitjen në renditje. Diferenca me Dinamon e vendit të katërt është vetëm tri pikë dhe pjesëmarrja në “Final Four” nuk është utopike. Sigurisht, rrugëtimi do të ketë monopate, duke nisur nga derbi bregdetar, por sukses pa...
Burimi:
sportekspres.com