“Do ta mbajmë fort Shpendin”, drejtori sportiv vlerëson sulmuesin shqiptar: Lojtar i rëndësishëm që mund të rritet shumë
Stiven Shpendi ka rigjetur formën e dikurshme. Sulmuesi shqiptar po tregon vlerat e tij në Serinë B, ku është shndërruar në një pikë kyçe për Empolin. Drejtori sportiv i klubit toskan ka vlerësuar cilësinë dhe paraqitjet e talentit shqiptar gjatë një konference për mediat. Stefano Stefaneli është shprehur se e njeh mirë Shpendin që nga periudha kur ishte pjesë e Çezenës dhe se klubi do të përpiqet ta mbajë me patjetër në organikë. “Shpresoj që ai të jetë një forcë lëvizëse deri në fund. E kam pasur tashmë te Çezena, kështu që me mua ai nuk ka nevojë që të përpiqet të më bindë. Ai është një lojtar i rëndësishëm dhe një djalë i veçantë. Ka shumë hapësirë për rritje. Ndërkohë, do ta mbajmë fort...
Burimi:
sportekspres.com